Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Rihapet gara për titullin kampion, Kukësi fundos Tiranën, fiton 2-1 në kryeqytet

Rihapet gara për titullin kampion, Kukësi fundos Tiranën, fiton

Ka qenë një javë e vështirë për ekipin e Tiranës kjo e fundit. Pas akuzave për tolerim të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit tashmë bardheblutë marrin dhe një goditje të fortë dhe në garën për titullin kampion.

Djemtë e Egbo u mundën në shtëpi me rezultatin 1-2 pikërisht nga rivalët kryesorë të Kukësit, të cilët tashmë e shkurtuan diferencën në 6 pikë.

Ishte një ndeshje e bukur dhe me shumë raste për të dyja ekipet, por që verilindorët arritën të dilni triumfues duke rihapur edhe njëherë kampionatin.

Në pjesën e  parë të dy ekipet hynë në fushë më shumë për të studiuar njëra-tjetrën sesa për të sulmuar. Tirana ishte e vendosur mirë në fushën e lojës, por shpërdoroi shumë.

Në pjesën e dytë miqtë kalojnë në avantazh në minutën e 59 pas një topi të grushtuar nga portieri i Tiranës, i cili u çua në rrjetë nga Cooper. Bardheblutë hidhen të gjithë në sulm për të barazuar, por fati nuk është me ta. Finalizimi mungon.

Dhe në zbatim të rregullit të pashkruar të futbollit, Kukësit hidhet në kundërsulm dhe dyfishon rezultatin me Ethemin në minutën e 84. Tirana gjen rrjetën në minutën e fundit të shtesës me Ngoo, por është shumë vonë

Tashmë dhe 4 javë nga përfundimi i kampionatit gara për të ngritur trofeun është më e hapur se kurrë, duke parë që Tirana në ndeshjen e ardhshme përballet me rivalët e përjetshëm të Partizanit.

Rihapet gara për titullin kampion, Kukësi fundos Tiranën, fiton Rihapet gara për titullin kampion, Kukësi fundos Tiranën, fiton Rihapet gara për titullin kampion, Kukësi fundos Tiranën, fiton 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore