Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ribery vetëofrohet tek ekipi brazilian, Presidenti i klubit: S'e dija që luante akoma

Ribery vetëofrohet tek ekipi brazilian, Presidenti i klubit: S'e dija

Dalëngadalë, karrierës së Frank Ribery po i vjen fundi. Megjithatë ai duket se kërkon ta shijojë futbollin e luajtur deri në moment të fundit. 

38-vjeçari i është vetëofruar klubit brazilian Ceará, por për habinë e presidentit Robinson de Castro, në fakt, nuk e dinte që francezi ishte aktiv dhe mendonte se e kishte mbyllur me futbollin e luajtur.

Francezi luan me Salernitanën por në moshën që është, kuptohen dhe arsyet se pse nuk po jep më të mirën.

Francezi ka zhvilluar 12 paraqitje në kampionat me Salernitanën që ndodhet në vendin e fundit me 8 pikë në 18 ndeshje.

Presidenti i klubit brazilian ka rrëfyer për Central do Mercado: “Ma ofruan Riberinë dje, por nuk e dija që luante akoma. Nuk di çfarë t’ju them për këtë rast”.Surprizë e madhe për presidentin, por jo aq për marrëveshjen. A do të fluturojë Ribery për në Brazil? Kjo ende nuk dihet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore