
Rezultate të dobëta / Everton shkarkon trajnerin Benitez
Rafael Benitez është shkarkuar nga posti i trajnerit të Evertonit pas më pak se shtatë muajsh në detyrë. “The Toffees” emëruan ish-trajnerin e Liverpool-it, 61-vjeç, si pasardhësin e Carlo Ancelottit në qershor.
Everton, i cili humbi 2-1 ndaj Norwich City të shtunën ka fituar vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit në Premier League dhe ndodhet në vendin e 16-të në tabelë, gjashtë pikë mbi vendet e rënies.
Klubi thotë se një zëvendësim të përhershëm do të bëhet në kohën e duhur. Everton mbajti një mbledhje urgjente të bordit të shtunën për të diskutuar të ardhmen e Benitez pas humbjes në Carrow Road, e cila ishte humbja e nëntë në 12 ndeshjet e fundit të klubit në ligë.
Drejtuesit e Evertonit kërkuan që Benitez të "largohej nga klubi ynë", ndërsa një tifoz në ndeshjen e fundit hyri fushë për t’u përballur me trajnerin dhe kërkuar atij largimin.
Benitez, puna e mëparshme e të cilit në Premier League ishte në Neëcastle United, largohet nga Everton me një përqindje të përgjithshme të fitoreve prej 31.8 për qind, rekordi i tij më i ulët në krye të një klubi anglez.
Everton ka 19 pikë pas 19 ndeshjesh dhe vetëm dy herë më parë, Toffees kanë pasur më pak pikë në këtë fazë të sezonit të Premier League, 17 pikë në 1997-98 dhe në 2005-06.






Frankfurti shpallet kampione e Europa League, mposht Rangers me penallti
Historia e plotë >


A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




