Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Rekordi i “Mbretit shqiptar” pasi u shpall kampion, Marku drejt skenës së madhe të boksit botëror

Rekordi i “Mbretit shqiptar” pasi u shpall kampion, Marku drejt

Boksieri shqiptar, Florian Marku triumfoi dje ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, duke u shpallur kampion bote pas plot 10 raundesh.

Gjithsesi, duhet thënë se asnjëri nga boksierët nuk u dorëzua deri në fund, ndaj vendimi u morët nga gjyqtarët, që i dhanë fitoren boksierit tonë, Florian Marku.

Njëri nga gjyqtarët e vlerësoi Prodanin si më të mirë me rezultat 99-91, ndërsa dy tjerët ishin pro Markut me 97-93 dhe 96-94.

Kjo ishte ndeshja e 10 në karrierë për Markun, ku edhe u shpall kampion në IBF.

“Me vetëm 10 ndeshje e arrita atë që s’e ka bërë askush. Jam i ri dhe të gjithë më kanë nënvlerësuar”, ishin fjalët e Markut pasi u bë kampion.

Karriera e Markut

“Mbreti shqiptar”, me të vërtetë ka pasur mbështetjen e shqiptarëve nga fillimi i karrierës, ku në 10 ndeshje, ka marr 9 fitore dhe 1 barazim.

Karriera e Markut është përpara, pasi ai është i ri, vetëm 28 vjeçar. Tashmë ai pritet të vijojë të jetë protagonist i skenave botërore të boksit.

Rekordi i “Mbretit shqiptar” pasi u shpall kampion, Marku drejt

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore