
Rekord historik negativ/ Kombëtarja shqiptare një vit pa fitore! Çfarë do ndodhë me Edy Reja-n
Kombëtarja shqiptare e futbollit pësoi ditën e djeshme humbjen e radhës, teksa u mund me rezultatin 1 me 3 nga Italia, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Air Albania”.
Ky ishte një tjetër rezultat që i shtohet humbjeve të kuqezinjve nën drejtimin e teknikut italian Edy Reja. 34 janë ndeshjet e Rejas si trajner i kombëtares, nga të cilat 13 janë fitore, 15 humbje e 9 barazime. Me 43 gola të shënuar e 45 të pësuar, për 48 pikë në total.
Reja e drejtoi skuadrën edhe në 8 takime kualifikuese të Europianit 2020, 6 në Ligën e Kombeve në divizionin C, ku arritja e vetme ishte rekordi pozitiv në kualifikueset e Botërorit me 18 pikët e marra në 10 ndeshje.
Ndërkohë, fakt është se kombëtarja e Shqipërisë ka 1 vit pa fitore, ku suksesi i fundit daton më 15 nëntor, ndeshja ndaj Andorra-s përfunduar me shifrat 1-0.
Mister mbetet ende e ardhmja e Rejas, të cilit kontrata i përfundon në fund të muajit nëntor. Me rezultatet negative nuk duhet të ketë rinovim, megjithatë deklaratat e kreut të FSHF, Armand Duka, kanë lënë hapësirë dhe dyshime për një rinovim.
Nga ana tjetër është folur për emra italianë e kroatë, që nga Di Biagio deri tek Giampaolo, të cilët mund t’i zënë vendin. Kjo gjë do të mësohet vetëm nga fundi i nëntorit, ndërsa Reja pritet ta drejtojë ekipin edhe në miqësoren e fundit ndaj Armenisë, më 19 nëntor.

Dani Alves luan ndeshjen e parë në burg…zbulohet shoku i njohur i qelisë
Historia e plotë >

Zbulohet arsyeja! Ja pse dënimi për Juventus shkoi nga -9 në -15 pikë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana

Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament, çfarë zbuloi studimi tjetër?
Aktualitet


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >

