Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Rekord absolut/ 15 vjeç e 181 ditë, ja kush është lojtari më i ri që debuton në Premier League

Rekord absolut/ 15 vjeç e 181 ditë, ja kush është lojtari

Ethan Nwaneri, futbollist i Arsenalit, u hodh në fushë në minutën e 91-të për të zëvendësuar Fabio Vieiran në ndeshjen kundër Brentfordit, në javën e tetë të elitës së futbollit anglez, për t’u bërë lojtari më i ri që ka debutuar në historinë e Premier League-s: 15 vjeç e 181 ditë.

E takova djalin. Më pëlqeu shumë ajo që pashë. Edhe stafi i akademisë më dha informacione shumë të mira për të. Ai është stërvitur dy herë me ne. Dje duhej të vinte sepse kishim shumë dëmtime. Pata ndjesinë se po të vinte mundësia, do t’ia jepja. Dhe sapo e bëra”, shpjegoi trajneri i tij, Mikel Arteta, pas ndeshjes.

“Ne duam të ta japim mundësinë kur ke talent, kur ke personalitet dhe kur ke lojtarë që e duan shumë atë që bëjnë dhe nuk kanë frikë”, tha më tej trajneri.

Të gjitha vendimet që marrin janë për klubin, sepse besojmë se ata kanë një talent që duhet të zhvillohet në dy-tre vitet e ardhshme. Do të shohim se si do t’ia dalim. Se sa larg do të shkojë, është në dorën e djalit”- shtoi ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore