Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Refuzojnë të dërguarin e qeverisë, presidentët e klubeve të futbollit duan takim me kryeministrin Rama

Refuzojnë të dërguarin e qeverisë, presidentët e

Liga Profesioniste refuzon të takohet me të deleguarin e qeverisë, deputetin socialist Fidel Ylli për të diskutuar në lidhje me katër kërkesat që kanë presidentët e klubeve të futbollit. Kjo është bërë se ditur nga vetë Liga Profesioniste me anë të një deklarate në rrjetet sociale, duke theksuar se njëherësh se bojkoti do të vijojë pa afat nëse nuk plotësohen katër kërkesat dhe plotësimi i kushteve.

Letra drejtuar deputetit Ylli nga Sekretari i Ligës, Dritan Kadia bëhet i qartë refuzimi dhe madje kërkohet që të ketë një takim direkt me kryeministrin Edi Rama, duke refuzuar përballjen me të deleguarin e qeverisë.

"Më duhet t'ju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qejf dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka pasur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve. Duke ju falënderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë", thuhet në këtë letër.

Pra mbi bazën e këtij qëndrimi i bie, që Koco Kokëdhima, presidenti i klubit Apolonia, si një nga mbështetësit kryesor të kësaj nismeje, si dhe presidentët e tjerë kërkojnë takim me kryemiinistrin Edi Rama.

Deklarata e Ligës së Profesionistëve

I nderuar zoti Fidel,

Më duhet tju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qejf dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka pasur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve. Duke ju falënderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë. Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.

Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për t'u takuar me të në zyrat e qeverisë.

Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës.

Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore