Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Red Bull hedh dyshime se Mercedes ka rritur fuqinë e motorit

Red Bull hedh dyshime se Mercedes ka rritur fuqinë e motorit

Red Bull ka hedhur dyshime se Mercedes mund të ketë shkelur rregullat e Formula 1, duke shtuar fuqitë në motorin e makinës.

Drejtori i Red Bull, Christian Horner ka shprehur "habinë" e tij për shpejtësinë, që sipas tij, Mercedes merr në vijat e drejta të pistave.

Sipas rregullave të Formula 1, skuadrat nuk lejohen të përmirësojnë fuqinë e motorëve të tyre gjatë kampionatit.

Horner tha se shpejtësia e drejtpërdrejtë e Mercedes "ka bërë një hap përmirësues kohët e fundit".

Mercedes refuzon pretendimet e Red Bull, duke thënë se asgjë nuk ka ndryshuar në motorin e tyre përveç përshtatjes së një motori të ri në makinën e Hamilton për Çmimin e Madh të Turqisë fundjavën e kaluar.

Të dy, Hamilton dhe rivali i titullit Max Verstappen i Red Bull kanë marrë motorë të rinj me koston e ndëshkimeve në rrjet gjatë dy garave të fundit, Verstappen në garën e mëparshme në Rusi, Hamilton në Turqi.

Verstappen kryeson klasifikimin për pilotë me gjashtë pikë më shumë se Hamilton në gjashtë gara të mbetura.

Inxhinierët thonë se motorët me djegie të brendshme gjithmonë degradojnë me kalimin e kohës, kështu që motori i ri i Hamilton do të ketë dhënë një avantazh të vogël të performancës mbi atë që ai përdorte më parë.

Pretendimet e Red Bull i bëjnë jehonë pretendimeve të ngjashme që bëri vetë Hamilton në lidhje me motorin Honda të rivalit të tij në fillim të sezonit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore