Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Reali ruan “fytyrën” në fund, Sevilja e ndalon që të marrë kreun

Reali ruan “fytyrën” në fund, Sevilja e ndalon që

Reali shpërdoroi një mundësi të artë për të kapur kreun e tabelës së klasifikimit të La Ligas.

Skuadra e Zinedine Zidane barazoi brenda në shtëpi dhe me shumë vuajtje ndaj Seviljas, që në këtë kampionat e ka të përmbushur objektivin e vet duke siguruar një nga katër vendet që të çojnë në Ligën e Kampionëve.

Sevilja e mbylli pjesën e parë në avantazhin e një goli falë atij të realizuar në minutën e 22-të nga Fernando. Reali barazoi në minutën e 67 me Asension, ndërsa ish-lojtari i Barcelonës, Ivan Rakitiç riktheu miqtë në avantazh në minutën e 78.

Golin e barazimit do të shënonte Eden Hazard, që hyri në lojë vetëm në minutën e 80-të, e për të cilin mediat thonë se sezonin tjetër nuk do të jetë më pjesë e madrilenëve.

Me këtë barazim, Reali ngjitet në kuotën e 75 pikëve, po aq sa ka edhe Barcelona, ndërsa Atletiko kryeson me 77 pikë, kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi i kampionatit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore