Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Reali kërkon me ngulm largimin e Bale, ekipet angleze ofrojnë shifra qesharake për të

Reali kërkon me ngulm largimin e Bale, ekipet angleze ofrojnë shifra

Manchester United dhe Tottenham i janë vënë pas lojtarit Gareth Bale dhe kërkojnë ta marrin për një çmim prej 18.5 mln paund.

Real Madrid është i dëshpëruar për të hequr qafe uellsianin, i cili fiton 600 mijë euro në javë. Thuhet se Los Blancos janë gati të përgjysmojnë rrogën e lojtarit vetëm që ai të largohet.

Një lëvizje në Premier League duket të ketë më shumë gjasa të ndodhë me Spurs dhe Djajtë e Kuq që po mendojnë lëvizjen.

Sipas Mundo Deportivo, Ole Gunnar Solskjaer është një hap para Mourinho-s për të marrë shërbimet e uellsianit.

Ata shtojnë se edhe Bale preferon më shumë një lëvizje tek Manchester United që pas telefonatës me Solskjaer.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore