Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Real Madrid i hap rrugë largimit të Gareth Bale për 22 milion paund, ja dy ekipet në garë

Real Madrid i hap rrugë largimit të Gareth Bale për 22 milion

Pasi e pengoi për të kaluar Superligën Kineze, së fundmi Real Madrid ka ndryshuar mendje dhe është gati të lejojë Gareth Bale të largohet nga ekipi për 22 milion paund, pas 7 viteve të tij në Spanjë.

Bale, ka kaluar një kohë të keqe më klubin, ku nuk është aktivizuar thuajse fare kohë e fundit dhe mezi po pret të largohet, por klubi heziton të paguajë dy vitet e mbetura të kontratës së tij me vlerë 30.2 milion £.

Edhe pse pak ditë më parë, Bale deklaroi se klubi po i a vështirëson largimin, mediat spanjollë thonë se Reali është gati ta lërë të lirë uellasiani nëse merr një ofertë prej 22 milion paund për 31-vjeçarin.

Zidane do të takohet me Bale këtë javë për të vendosur se cilat do të jenë hapat e ardhshëm. Shitja e James Rodriguez tek Everton për 20 milion paund në fillim të kësaj jave, ka ndihmuar në uljen e faturës vjetore të pagave të Realit, dhe largimi i Bale do ta ulte atë më tej.

Bale ka një pagë javore prej 600,000 paund dhe kjo është një shumë e papërballueshme për ekipin.

Manchester United është ekipi që mund ta përballojë këtë tarifë, por interesi i tyre për Jadon Sancho të Borussia Dortmund është ende aktiv. Tottenham ka shfaqur interes të fortë për ish-lojtarin e tyre, por paratë do të ishin problem.

I zemëruar me mungesën e mundësive për të luajtur, Bale ishte shumë afër kalimin në një klub kinez vitin e kaluar, por Reali e parandaloi largimin e tij në çastet e fundit.

 “Tentova të largohem vitin e kaluar por ata (Real Madridi) bllokuan gjithçka në çastin e fundit. Ishte një projekt i cili më ngazëlleu vitin e kaluar, por nuk u realizua. Ka pasur edhe raste të tjera por klubi nuk po lejon, pra është në dorën e klubit”, tha Bale për Sky Sports.

“Unë dua të luaj futboll, jam ende i motivuar për të luajtur futboll”, shtoi ai.

I pyetur nëse do t’i pëlqente të kthehej në Premierligë, ish-asi i Tottenhami tha: “Nuk është në dorën time vërtet. Nëse më vjen kjo mundësi, atëherë do ta shikoj patjetër”.

Real Madrid i hap rrugë largimit të Gareth Bale për 22 milion Real Madrid i hap rrugë largimit të Gareth Bale për 22 milion

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore