Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Real Madrid tjetër hap fals/ Lë pikë në barazimin me Villareal, Los Blancos bien në vendin e katërt

Real Madrid tjetër hap fals/ Lë pikë në barazimin me

Real Madrid ka marrë një barazim ndaj Villarrealit (1-1) në kuadër të javës së dhjetë në La Liga.

Los Galacticos e nisën shumë mirë takimin, duke arritur të shënonin që në minutën e dytë.

Mariano mori një top nga Daniel Carvajal dhe e ktheu në gol. Pjesa e parë nuk solli gjëra të mëdha, ndërsa pjesa e dytë ishte më aktive.

Shifrat u barazuan në minutën e 76-të, kur Villarreali fitoi penallti.

Gerard Moreno ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-1. Deri në fund nuk kishte gola dhe skuadrat u desh të pajtohen me barazim.

Villarreali ndodhet në vendin e dytë me 19 pikë, ndërsa Real Madridi bie në vendin e katërt me 17 pikë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore