Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Real Madrid nuk gabon, mposht Osasunën dhe mban hapin e Atletikos

Real Madrid nuk gabon, mposht Osasunën dhe mban hapin e Atletikos

Osasuna rezistoi për 75 minuta lojë ndaj Realit të Madridit, por dy gola të shënuar në 15 minutat e fundit të sfidës u dhanë suksesin “Los Blancos”, të cilët rikthejnë brenda pak orësh diferencën prej dy pikësh me Atleticon e Madridit.

Skuadra e Zinedine Zidane nuk mundi ta zhbllokonte sfidën gjatë pjesës së parë e sigurisht meritë ka portieri i Osasunas, Sergio Herrersas, që i mohoi një gol të sigurt Eder Militaos në minutën e 27-të. Kur u mundua se takimi do të përfundonte pa gola, ishte pikërisht Militao, që e mposhti “gardianin” mik me një goditje me kokë, pas krosimit të Iscos.

Vetëm katër minuta më vonë, Casemiro realizoi të dytin, por meritë kryesore ka Benzema që i dha mundësinë brazilianit të tundte rrjetën, 2-0. Tashmë Reali shpreson që t’i fitojë katër ndeshjet e mbetura dhe Atletico të ndalet të paktën në një ndeshje që të mbrojë titullin kampion në Spanjë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore