Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Real Madrid në krizë e Barcelona në kaos, 'El Classico' më e çuditshme me 99 mijë vende bosh

Real Madrid në krizë e Barcelona në kaos, 'El Classico'

El Clasico është ndeshja që gjithë bota e futbollit pret me padurim. Por këtë fundjavë do të luhet ndoshta përballja më e çuditshme ndonjëherë.

Të shtunën do të jenë 99 mijë karrige bosh, që ngjan më tepër me një film pa zë, se sa një ndeshje futbolli.

Për më tepër, rrallë ka parë historia që të dy klubet të jenë në një krizë si kjo që ndodhen tani. Real Madrid, po sheh performancën më të keqe që kur drejtimin e ka marrë Zinedine Zidane.

Ndërsa problemet e Barcelonës prej kohësh kanë dalë sheshit, dhe situata është shumë e nxehtë me argumentat e kundërargumentat.

Të dyja ekipet vijnë nga një humbje me ekipe modeste si Cadiz dhe Getafe. Ndërsa përballja e Champions League vazhdoi po me një humbje për Real Madrid ndaj Shaktar.

Ekipi i Koeman tregoi shenja shprese ndaj hungarezëve të Ferenvaros.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore