
Real Madrid mposhtet nga Athletic Bilbao, Raul Garcia çon baskët në finale ndaj Barcelonës
Athletic Bilbao ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës, pas fitores ndaj Real Madrid me rezultat 2-1.
Tani baskët do të luajnë në finale me Barcelonën pas tri ditësh. Ndeshja nisi më mirë për Bilbaon që shënuan në rastin e tyre të parë serioz në minutën e 18-të.
Ishte Raul Garcia që shënoi gol pasi pranoi një top në zonë dhe me një gjuajtje të bukur gjeti rrjetën. Real Madrid tentoi të kthehet në lojë me Marco Asension, por pa sukses.
Në minutën e 37-të të takimit Lucas Vazquez pengoi në zonë një lojtar bask dhe gjyqtari akordoi penallti.
Ishte sërish Raul Garcia që shënoi, kësaj radhe golin e dytë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën pritej një trysni më e madhe e Realit.
Por rastin e parë të mirë e kishte Bilbao me Iker Munain, që nuk ishte i saktë. Asensio rrezikoi dy herë, por pa sukses, ndërsa Real Madrid po i afrohej golit.
Ndeshja u hap në minutën 73 kur Casemiro pasoi me kokë te Karim Benzema i cili shënoi nga afër për 2-1. I njëjtë shënoi edhe një herë, por kësaj radhe u anulua për pozicion jashtë loje.



I grisi kartonin gjyqtarit, ja sa u dënua futbollisti shqiptar
Historia e plotë >


Gjendet i vdekur në një liqen babai i futbollistit të Liverpulit (FOTO)
Historia e plotë >
“Kjo është vetëvrasje, nëse flas UEFA më dënon 2 muaj"
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash

COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >