Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Real Madrid krijon ekipin e grave

Real Madrid krijon ekipin e grave

Real Madrid është ekipi më i ri i futbollit që ka krijuar ekipin e grave, vendim që është konsideruar “shumë pozitiv”.

Ai ka kryer një blerje prej 300,000 eurosh të një klubi me bazë në Madrid, Tacon, që tani zyrtarisht ka marrë emrin e ri, Real Madrid Femenino.

Përmes një deklarate, zyrtarë të këtij ekipi kanë thënë se dëshirojnë që të “kontribuojnë në zhvillimin dhe rritjen e sportit”.

Presidenti i ekipit, Florentino Perez ka thënë: "Ka ardhur koha për ndërtim të një ekipi për të cilin të gjithë do të jemi krenarë".

Real Madrid ka qenë një prej grupeve më të mëdha në Evropë, që nuk ka pasur ekip të grave.

Klubi Tacon, që ishte formuar më 2014, verën e kaluar ka kryer një proces rekrutimi, duke nënshkruar kontratë me lojëtaret suedeze, Kosovare Asllani dhe Sofia Jakobsson.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore