Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Real Madrid dhe Chelsea përfundon 1-1, do të vendosë takimi i dytë në “Stamford Bridge”

Real Madrid dhe Chelsea përfundon 1-1, do të vendosë takimi i

Real Madrid dhe Chelsea kanë barazuar në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-1.

Një ndeshje e bukur u zhvillua në stadiumin “Alfredo di Stefano”, ku të dy skuadrat krijuan raste, sidomos në pjesën e parë.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Timo Werner, por që nuk arriti të gjejë rrjetën.

Në minutën e 15-të, Chelsea shënoi golin e parë në ndeshje, kur Antonio Rudiger pasoi te Christian Pulisic, i cili u tregua i pagabuar.

Por Real Madrid barazoi shpejt me Karim Benzaman që mori një top nga Eder Militao dhe me një goditje të bukur shënoi 1-1. Pjesa e dytë pati disa raste, por portat mbetën të paprekura.

Në fund ndeshja u mbyll 1-1, duke lënë gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore