Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Real fiton me përmbysje, Sevilja penalizohet nga një gafë e portierit

Real fiton me përmbysje, Sevilja penalizohet nga një gafë e

Reali fitoi me përmbysje ndaj Seviljes dhe u shkëput me katër pikë nga vendi i dytë në krye të tabelës së klasifikimit të La Ligas.

Miqtë kaluan të parë në avantazh, kur në minutën e 12-të, Mir u harrua brenda zonës dhe pas një krosimi goditi bukur me kokë në cepin e djathtë të portierit Cortuois.

Real u përgjigj 20 minuta më vonë. Benzema përfitoi nga një pasiguri e portierit mik Bono. Ky i fundit u përpoq të kontrollojë një goditje të fortë nga distanca nga Militao, por topi i iku nga duart dhe pasi u përplas në shtyllë përfundoi në këmbët e sulmuesit francez, që me portën e boshatisur s’e pati të vështirë të shënojë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Fitoren Realit do t’ja jepte i riu Vinicius Junior, që shënoi në minuttën e 87-të të takimit. Me tri pikët e marra, Real shkon në 33 pikë. Atletico dhe Real Sociedad ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 29 pikë dhe Sevilja ndodhet në vendin e katërt me 28 pikë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore