Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Rast i rrallë/ Njihuni me klubin shqiptar ku 27 lojtarë kanë të njëjtin mbiemër (VIDEO)

Rast i rrallë/ Njihuni me klubin shqiptar ku 27 lojtarë kanë

Kur përmendet mbiemri Dërmaku, të gjithë lojtarët kthejnë kokën.

Kjo është veçantia e skuadrës së Besës nga Shipashnica e Kamenicës, që në përbërjen e saj ka plot 27 lojtarë me të njëjtin mbiemër, nga 31 sa përbëjnë të gjithë skuadrën.

Madje edhe trajneri i skuadrës, Granti ka të njëjtin mbiemër. Diçka e veçantë kjo, që nuk është hasur më parë në ndonjë klub tjetër shqiptar, apo edhe të huaj.

“Klubi Besa daton nga viti 1978. Në kohë ka qenë një miniolimpiadë në Rogaçicë. Të rinjtë e fshatit Shipashnicë e fitojnë atë olimiadë në lojëra të ndryshme, por kryesisht është fituar në futboll. Atë kohë e fituam të drejtën për të garuar në garën rajonale që atëherë përbëhej nga komunat Gjlan, Viti, Kamenicë. Lajmi kryesor ka qenë se të gjithë kishin mbiemrin Dërmaku. Të gjithë jemi kushërinj. Thuhet se fshati është formuar nga dy vëllezër dhe sot të gjithë ne gëzojmë mbiemrin Dërmaku”, tregon për RTV Dukagjinin, Granit Dërmaku.

Në këtë klub që mbiemri më i dëgjuar është Dërmaku, trajneri tregon se a e ka të vështirë të komunikoj me futbollistët në stërvitje dhe përgjatë lojës dhe si i thërret ata.

“Është pak problem, por futbollistët i thërras me emra, si Eljon apo emra tjerë”, tregon duke qeshur trajneri.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore