Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Qeveria italiane jep miratimin, nis vaksinimi i futbollistëve të kombëtares

Qeveria italiane jep miratimin, nis vaksinimi i futbollistëve të

Qeveria italiane ka dhënë miratimin për vaksinimin e futbollistëve të Italisë që do të marrin pjesë në Kampionatin Europian të kësaj vere, teksa i gjithë procesi do të mundësohet në dy klinika, në Romë dhe Milano.

Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini ka hartuar një listë me rreth 35 futbollistë kandidatë për një vend në Euro 2020, të cilët do t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit, ndërsa më pas vetëm 26 prej tyre do t’i bashkohen grumbullimit final.

Koha e shkurtër në dispozicion përjashton vaksinimin me Astra Zeneca, e cila kërkon një kohë më të gjatë të dhënies së rezultateve, megjithatë ende nuk është bërë e ditur se cila vaksinë do t’u injektohet futbollistëve italianë.

Pas përfundimit të kampionatit, Italia do të grumbullohet për 4 ditë më Sardenjë, në një fazë paraprake që do të përmbyllet më 28 maj me miqësoren ndaj San Marinos, në Cagliari, ndërsa grumbullimi zyrtar do të startojë më 1 qershor në Coverciano.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore