Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Qëlloi me shuplakë dy volejbollistet, merret vendimi DRASTIK ndaj trajnerit të Skënderbeut

Qëlloi me shuplakë dy volejbollistet, merret vendimi DRASTIK ndaj

Federata Shqiptare e Volejbollit ka reaguar ashpër në lidhje me incidentin e rëndë nga volejbolli i vajzave U-18 ku trajneri i Skënderbeut Romeo Xeka, ka goditur me shuplakë dy prej volejbollisteve të skuadrës së tij.

Bëhet me dije se Romeo Xega, i cili ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSHV-së, është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplonës të FSHV-së.

Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që Romeo Xegës i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të FSHV-së.

Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatojë me përpikmëri e të ndëshkojë këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit.

Qëlloi me shuplakë dy volejbollistet, merret vendimi DRASTIK ndaj

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore