Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pyetja që nxehu trajnerin Edy Reja pas ndeshjes: Na çatë tr*pin me këtë, u bëtë të mërzitshëm

Pyetja që nxehu trajnerin Edy Reja pas ndeshjes: Na çatë tr*pin

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja u justifikua se fitorja me Bjellorusinë u ndërlikua për shkak se mjaft lojtarë që u aktivizuan sot, nuk kanë luajtur rregullisht me ekipet e tyre.

Për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, tekniku italian kërkoi që të mos përsëriteshin pyetjet nëse skuadra mund të luajë me skemën 3-5-2 duke dhënë dhe një batutë në fund të prononcimit.

"U bë e mërzitshme kjo pyetje. Pse nuk pyesni se çfarë bënë sot dhe si ndihen lojtarët me skemën 3-5-2?! Gjithmonë nxirrni këtë histori. Na çatë tr*pin me këtë punën e modulit 3-5-2, sapo mundëm bjellorusët që ishin ‘monstra’.

Futbolli luhet me 3, 4 mbrojtësa. Shpesh 3 lojtarë markojnë një kundër një, Doka luan në fazë ofensive. Nëse ke lojtarë të tjerë, merr dhe rezutlate më të mira," tha Reja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore