Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Putin më do të vdekur"/ Përjashtimi i atletëve rusë, flet ish-kreu i qendrës anti-doping të Rusisë

"Putin më do të vdekur"/ Përjashtimi i atletëve

Grigory Rodchenkov, kreu i qendrës “anti-doping” të Rusisë në vitin 2015, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë për ish-korrespondent të Moskës ai ka zbuluar për të vërtetat, gënjeshtrat dhe jetën në arrati.

I mbuluar me shall e syze në një intervistë në Skype, Rodchenkov tregon se ndihet mirë dhe po bën një jetë të qetë për momentin.

Por pa harruar se vrasësit e besuar të Vladimir Putin po përpiqen të gjejnë vendndodhjen e tij, pasi është quajtur nga vendasit si tradhëtor i Rusisë.

Presidenti Putin ka një listë të gjatë të armiqve. Por Rodchenkov, ai që trondisti sportin rus në shekullin 20 është me siguri në krye.

Sipas Rodchenkov, operacioni i dopingut tregoi se Moska kishte mashtruar në rrugën e saj drejt medaljeve në garat e njëpasnjëshme ndërkombëtare.

Aty futen Lojërat Olimpike të Londrës 2012, që sipas Rodchenkov ishin “më të pistat në histori”. Mashtrimi arriti majën në Lojërat Olimpike dimërore 2014 në Soçi, të organizuar nga Putin dhe në një moment krenarie patriotike.

Rodchenkov zbuloi se atletët rusë përdornin substanca të ndaluara për të fituar garat, dhe kështu u dënuan duke u përjashtuar të gjithë.

"Putin më do të vdekur"/ Përjashtimi i atletëve

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore