Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pushimet që 11-vjeçari nuk do t'i harrojë kurrë/ Luante me top në plazh kur iu bashkua...Leo Messi (VIDEO)

Pushimet që 11-vjeçari nuk do t'i harrojë kurrë/

Një 11-vjeçar do ta mbajë mend gjatë ditën kur luajti futboll në plazh me vetë Lionel Messi-n. Mackenzie O’Neill, nga Londra, po luante vetë me top në rërën e ishullit Antigua në Karaibe, por pushimet e tij do të ndryshonin përgjithmonë e do të ktheheshin në një përvojë të paharrueshme kur pranë tij erdhi 7 herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi.

Argjentinasi shkoi bashkë me fëmijët e tij dhe kështu organizuan një ndeshje të vogël futbolli.

“Messi ishte me familjen e tij në plazh. Unë po luaja me top vetëm kur pashë Leon të vinte. Kemi luajtur për 45 minuta pothuajse,” tregoi MacKenzie për gazetën argjentinase Ole.

Edhe pse nuk shkëmbyen shumë fjalë me pleshtin për shkak të gjuhës, 11-vjeçari tha se nuk do ta harrojë kurrë këtë eksperiencë. 

Mediat angleze kanë ripublikuar momentin emocionues që është filmuar kohë më parë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore