Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Publikohen formacionet zyrtare/ Reja befason me titullarët, Broja sërish në stol

Publikohen formacionet zyrtare/ Reja befason me titullarët, Broja

Trajneri Edy Reja ka publikuar formacionin zyrtar të kuqezinjve, të cilët sonte do të përballen me Poloninë në stadiumin "Air Albania" në Tiranë.

I detyruar nga mungesat e shumta, italiani ka bërë ndryshime në 11-shen titullare duke surprizuar jo pak.

Në mbrojtje, Veseli zëvendëson Gjimshitin, ndërsa edhe në mesfushë ka ndryshime thelbësore ku Ramadani dhe Odise Roshi janë zgjedhur si titullarë.

Në sulm është dyshja Uzuni-Manaj, me Brojën që përfundon përsëri në stolin e rezervave. 

Një fitore ndaj polakëve i hap rrugën Shqipërisë për play-off, duke na afruar një hap më shumë me një ëndërr siç është ajo e pjesëmarrjes në Katar 2022.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi, Ramadani, Bare, Roshi, Uzuni, Manaj.
Trajner: E. Reja

Polonia: Shezni, Davidovics, Bednarek, Glik, Puçarz, Jozviak, Kryçoviak, Moder, Zielinski, Buksa, Levandovski.
Trajner: P. Sousa

Publikohen formacionet zyrtare/ Reja befason me titullarët, BrojaPublikohen formacionet zyrtare/ Reja befason me titullarët, Broja

Mungesat

Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula, me daljen pozitivë me Covid nuk do të jenë të disponueshëm, duke prishur disi planet e trajnerit.

Të dy ishin projektuar titullarë për sfidën e sotme. Mungesë tjetër e rëndësishme është ajo e Berat Gjimshitit, i cili dje kreu operacionin në dorë dhe do të jetë një muaj jashtë fushave.

Në mesfushë, për shkak kartonësh nuk është i gatshëm edhe Endri Çekiçi. Gjithashtu, mungon edhe Bekim Balaj i dëmtuar para disa ditëve dhe Hoxhallari po ashtu i infektuar me Covid.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore