Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

PSV përmbys Heerenveenin, ngjitet i dyti

PSV përmbys Heerenveenin, ngjitet i dyti

PSV Eindhoveni nuk bën dy gabime radhazi. Pas barazimit 1-1 javën e kaluar në fushën e Heernveenit, skuadra e drejtuar nga Roger Shcmidt iu imponua me rezultatin e thellë 4-1 Utrechtit, duke ruajtur diferencën prej dy pikësh me Ajaxin kryesues.

Në “Philips Stadion”, në fakt, shënuan të parët që në minutën e 12-të van der Hoorn, por reagimi i vendasve ishte i shpejtë, me Gakpon që barazoi në të 27-tën. PSV e mbylli pjesën e parë në epërsi, pasi në të 35-tën shënoi të dytin Ramalho.

Shpresat e Utrechtit për rezultat pozitiv praktikisht u venitën në minutën e 51-të, kur Doan realizoi golin e 3-1, ndërsa llogaritë e ndeshjes i mbylli Mwene në të 70-tën i asistuar pikërisht nga Doan. PSV do të zhvendoset në vendin e tretë nëse Feyenoordi do të fitojë këtë të diel përballë Sittardit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore