Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

PSG ngec në kryeqytet, “ringjallen” kampionët e Lille. Berisha protagonist me Reims

PSG ngec në kryeqytet, “ringjallen” kampionët e Lille.

Merr fund ecuria prej katër fitoresh radhazi në kampionat për PSG-në. Skuadra e Pochettinos ngeci në një barazim pa gola në shtëpi kundër Nice.  Leo Messi me shokë iu afruan në disa raste golit, por nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë.

Një barazim që nuk sjell probleme tek ekipi kryeqytetas, që vijon të kryesojë Ligue 1 me 12 pikë mbi Marseillen e vendit të dytë.  Këta të fundit morën tri pikë fantastike pas fitores 0-1 në fushën e Nantes.

Braziliani Gerson shfrytëzoi një asist të Payet dhe kaloi në avantazh ekipin e tij. Nantes mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Pallois në minutën e 32-të, por përballja nuk prodhoi më gola. Rennes humbi 1-2 në fushën e vet kundër kampionëve në fuqi të Lille, që u rikthyen pas gjashtë javësh te fitorja. Xeka dhe Renato Sanches realizuan golat e fitores në çerekorëshin e fundit të pjesës së parë.

Lyon ra në shtëpi, duke humbur 1-2 ndaj Reims, që arriti fitoren e dytë radhazi në kampionat. Të tre golat e shënuan në pjesën e dytë, teksa Valon Berisha dhuroi asistin e golit të parë të Reims. Clermont dhe Lens ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore