Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

PSG fiton Kupën e Francës, sherr masiv pas dëmtimit horror të Mbappe (FOTOT)

PSG fiton Kupën e Francës, sherr masiv pas dëmtimit horror

Paris Saint Germain ka fituar Kupën e Francës duke mposhtur ekipin e Saint-Etienne me rezultatin e ngushtë 1:0.

Golin e parë dhe të vetmin të këtij takimi e ka shënuar ylli brazilian, Neymar në minutën 14-të.

Por triumfit të PSG-së para 5000 tifozëve iu zbeh shkëlqimi pasi Kylian Mbappe pësoi një dëmtim horror.

Sulmuesi i Paris St Germain pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje, në një prej ndeshjeve më të rëndësishmë të vitit për të.

21-vjeçari u lëndua pas një ndëryrjeje tepër të ashpër nga kapiteni i St Etienne Loic Perrin në minutën e 36 dhe u detyrua të linte fushën. Perrin u përjashtua nga loja, por kjo nuk i frenoi shokët e skuadrës së Mbappe që të reagonin të tërbuar për ndërhyrjen, duke shkaktuar momente tensioni në fushë.

Deri në fund Paris Saint Germain dominoi sfidën dhe krijoi disa mundësi shënimi, por pa arritur të shënojë golin e sigurisë, megjithatë edhe kaq mjaftoi që të festojë trofeun e dytë sezonal e të nisë përgatitjet për një të tretë si Liga e Kampionëve, ku mund të detyrohet të garojë pa Mbappe.

 

PSG fiton Kupën e Francës, sherr masiv pas dëmtimit horror PSG fiton Kupën e Francës, sherr masiv pas dëmtimit horror PSG fiton Kupën e Francës, sherr masiv pas dëmtimit horror PSG fiton Kupën e Francës, sherr masiv pas dëmtimit horror PSG fiton Kupën e Francës, sherr masiv pas dëmtimit horror PSG fiton Kupën e Francës, sherr masiv pas dëmtimit horror

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore