Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

PSG fiton edhe Kupën e Ligës (FOTO)

PSG fiton edhe Kupën e Ligës (FOTO)

Pas Ligue 1 dhe Kupës së Francës, Paris Saint Germain fiton edhe Kupën e Ligës duke bërë tripletë në këtë edicion të futbollit francez.

Në Stade de France, në praninë e një numri të reduktuar shikuesish, parizienët mposhtën pas goditjes së penalltive me rezultatin 6-5 Lyonin. Me kohën e rregullt dhe dy shtesat nga 15 minuta që nuk sollën asnjë gol, gjithçka u vendos nga pika e bardhë e penalltive, aty ku lojtarët e PSG shënuan të gjithë me radhë deri te penalltia e 6-të kur për Lyon gaboi Traore që u ndal nga Keylor Navas, ndërsa vulosi fitoren dhe trofeun për skuadrën e Thomas Tuchel, Sarabia.

PSG fitoi për herë të 9-të në histori Kupën e Ligës, ndërkohë që Lyon humbi shansin e parë për të luajtur në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm, tashmë fitimi i Championsit është opsioni i vetëm për skuadrën e Rudi Garcias që kampionatin e mbylli në vendin e 7-të. 

PSG fiton edhe Kupën e Ligës (FOTO)

PSG fiton edhe Kupën e Ligës (FOTO)

PSG fiton edhe Kupën e Ligës (FOTO)

PSG fiton edhe Kupën e Ligës (FOTO)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore