Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pse Lorik Cana zgjodhi bashkëshorten italiane?! Rrëfen në "Jashtë Loje" se si u njohën

Pse Lorik Cana zgjodhi bashkëshorten italiane?! Rrëfen në

Si rrallë herë, Lorik Cana flet për njohjen me bashkëshorten e tij në emisionin e Top News, "Jashtë Loje" të moderuar nga Sidorela Gjoni.

Kur futbollisti i njohur bëri publike lidhjen me bukuroshen italiane, disa fansa shpërthyen menjëherë drejt tij se pse bëri këtë zgjedhje jashtë vendlindjes...

Edhe pse kanë kaluar shumë kohë dhe çifti tanimë janë bërë me dy fëmijë, Cana rrëfen momentin e veçantë se si e njohur bashkëshorten.

"Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhë në Shqipëri dhe mbasi jam kthyer jemi takuar dhe tash jemi bashkë që 10 vjet më parë.

Ndërkaq, moderatorja ndërhyn për të kuptuar se pse futbollisti zgjodhi për partneren e jetës një Italiane.

"Janë disa sinjale që të jep, duhet ta ndjesh ta jetosh për të parë nëse është personi që ti ke nevojë dhe ajo gjithashtu."

"Këmbëngulja dhe sakrifica e saj për të më mbrojtur nga çdo gjë që më rrethon, është një ndër tiparet që e veçon atë" - thekson Lorik Cana.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore