
Prokuroria “gozhdon” Barçën, pagoi për favorizimin nga gjyqtarët në 12 “El Clasico”
Rasti i ryshfetit të dhënë nga Barcelona kundrejt zëvendëskryetarit të arbitrave në Spanjë vazhdon të bëjë bujë dhe të krijojë debate të forta. “El Mundo Deportivo” ka publikuar së fundmi listën e ndeshjeve kur Barcelona ka paguar për ndikimin e gjykimit në ndeshje.
Interesant është gjithashtu momenti në të cilin Barcelona ka bërë pagesat. Bëhet me dije se Barcelona është munduar të marrë favor nga arbitrimi në 12 El Clasico. Në këto 12 ndeshje, Barcelona fitoi pesë, në po aq triumfoi edhe Real Madridi dhe dy sfida të tjera u mbyllën barazim.
Në gjithë këto ndeshje janë dhënë pesë penallti, tre në favor të Barçës dhe dy në favor të Real Madridit. Gjithashtu u akorduan gjithsej shtatë kartonë të kuq, gjashtë prej tyre në dëm të Real Madridit. Në këto 12 ndeshje, tri prej tyre dallohen më së shumti nga të tjerat.
Njëra u fitua nga Barcelona në “Santiago Bernabeu” dhe dy të tjerat përfunduan në barazim. Përballja e parë u luajt në mars 2014, tjetra në dhjetor 2016 dhe e fundit në qershor 2018. Në lidhje me përballjen e marsit të vitit 2014 Barça ka paguar tri fatura të kripura.
Sipas shkresës së Prokurorisë, më 8 janar 2014 Enriquez Negreira, zëvendëskryetari i arbitrave i faturoi Barçës 41.696 euro plus TVSH, po aq më 4 shkurt dhe po aq më 4 mars, vetëm pak ditë para El Clasicos.




Futbollistët e njohur Messi dhe Cr7 në një ditë arrijnë rekorde historike!
Historia e plotë >
Zbulohet fanella e re që kuqezinjtë do përdorin për EURO2024
Historia e plotë >



Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Euro 'kap majat', ndërsa paundi britanik në tjetër nivel/ Çfarë ndodh me monedhat e tjera? Këmbimi valutor për sot

Rikthehet ora verore, akrepat shkuan 60 minuta përpara

Dita nis me kthjellime, si do të jetë moti për ditën e sotme
Aktualitet



Alpinistët serbë rrëshqasin gjatë kalimit nga Valbona në Theth, 1 i plagosur
Historia e plotë >
E RËNDË në Tiranë/ Gjendet e pajetë një grua, detajet e para
Historia e plotë >