
Probleme serioze për FIFA21/ Mijëra lojtarë do i bashkohen Ibrahimovicit në hetimet për video-lojën
Mijëra lojtarë do t’i bashkohen Zlatan Ibrahimovic dhe Gareth Bale në hetimet kundër FIFA21 që ka përdorur imazhet e tyre.
Që të dy lojtarët, së bashku me agjentin Mino Raiola, kanë lëshuar postime në Twitter, duke kërkuar sqarim nga EA Sports dhe FIFPro për përdorimin e imazhit të tyre në videolojën, tashmë të famshme.
EA Sports është partner zyrtar i Milanit dhe i Tottenhamit, që kanë arritur marrëveshje që të përdorin imazhin e lojtarëve të tyre për videolojën, stadiumet dhe fanellat.
Bale ishte në kopertinën e FIFA-s sa ishte te Real Madridi, ndërsa EA beson se në marrëveshjen me Milanin, u jep atyre të drejtë që të përdorin imazhin e Ibrahimovicit.
Sidoqoftë, The Athletic raporton tani se mijëra lojtarë i janë bashkuar Ibrahimovicit dhe Bale për t’i mbrojtur imazhin e përdorur nga FIFA21.
“Kush i ka thënë leje FIFA EA Sport që të përdor emrin dhe fytyrën time? FIFPro nuk jam në dijeni se jam anëtar i juaji dhe nëse jam, nuk jam në dijeni për këtë manovër të çuditshme. Dhe sigurisht se unë asnjëherë nuk kam lejuar FIFAcom apo Fifpro që të bëjnë para nga unë," ka shkruar Ibra.
Në anën tjetër, Bale i është përgjigjur: “Ibrahimovic, interesant…çfarë është FIFPro? #Kohapërhetime”.




Histori si në përralla/ Pastruesi që sfidoi Murinjon dhe u bë hero i lagjes
Historia e plotë >
Gafa e madhe e Lazios/ Pagoi tek ekipi i gabuar transferimet e dy lojtarëve
Historia e plotë >


“Mund të luaj me Ibran”/ Pato ëndërron rikthimin te Milani
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Maska ju lë pa oksigjen? Çfarë thonë ekspertët dhe sa të sigurta janë?

Mbi 5 mijë gra me kancer gjiri, Manastirliu apel grave: Mos neglizhoni shëndetin

Përfituese edhe Shqipëria/ Oxford dhe AstraZeneca: Vaksina deri në 90% efektive, ruhet në një frigorifer normal
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
