Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Priti që nga ora 6 e mëngjesit për një foto me Ronaldon, por fundi rezulton zhgënjyes (VIDEO)

Priti që nga ora 6 e mëngjesit për një foto me Ronaldon, por

Tifozët e Red Devils janë në ekstazë pasi Cristiano Ronaldo u rikthye te Manchester United pas 12 vitesh.

Shumë tifozë të Manchester United kanë pritur 12 vjet për të parë portugezin përsëri me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” pritet të debutojë ndaj Neecastle ditën e shtunë.
Një super-tifoz i Ronaldos madje u paraqit herët në fushën stërvitore të Unitedit me shpresën për të bërë një selfie me idhullin e tij.

Duke folur për Sky Sports, Ali Masood u shpreh: “Unë do të shoh Ronaldon. Dua të bëj një selfie me të. Unë kam ardhur nga Blackburn dhe jam këtu që nga ora 6 e mëngjesit.”

Megjithatë ëndrra e tifozit nuk u përmbush pasi Ronaldo hyri menjëherë në qendrën stërvitore me Lamborghinin e tij,ndërsa Ali shpreson që të marrë selfie-n e tij me idhullin gjatë këtij sezoni.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore