Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Prita 5 vjet” / Ibra kujton ndërhyrjen horror ndaj Materazzit: Kështu fitova respektin e tij

“Prita 5 vjet” / Ibra kujton ndërhyrjen horror ndaj Materazzit:

Epoka e parë e Zlatan Ibrahimoviç te Milani do të mbahet mend edhe për episodin në derbin kundër Interit, ku godet me stil “karate” Marco Materazzi-n gjatë njërës prej përplasjeve të shumta mes tyre.

Sot, thuajse 10 vite më pas Ibra rrëfen se ndërhyrja horror ishte e mirëmenduar, e qëllimshme dhe përmes saj ai arriti që të fitojë respektin e Materazzi-it, që shquhej si një mbrojtës i ashpër.

“Di që e kam goditur me të gjithë forcën. Stankoviç, që e kam një mik vjen e më thotë: Ibra, pse e bërë? Iu përgjigja: Sepse kam pritur pesë vjet për këtë moment. Ik tani Dejan, lërë këtë bisedë”, thotë Ibra në librin e vet, "Adrenalina", që ka dalë këtë të enjte.

Në të njëjtën faqe, suedezi tregon edhe se kush ishte lojtari më i gëzuar nga milanistët për atë ndërhyrje.

“Mes më euforikëve në dhomat e zhveshjes ishte Pippo Inzaghi që tha: Derbi më i bukur i jetës time. Fituam 1-0, gol i Ibrës dhe Materazzi në spital!. Isha hakmarrë me një ndërhyrje të vetme për të gjitha ndërhyrjet që Pippo e Sheva kishin pësuar në derbit pararendës”, vijon suedezi.

Një ditë më vonë, thotë se pati “kontakt” me Materazzi-n.

“Do të merrja fluturimin në Linate. Më thanë: Shiko Materazzi. U përgjigja: Shumë mirë! Të shohim se çfarë do të bëjë. U ngrita nga karrigia dhe mendova ndoshta po më grushton. Isha gati! Thoja më vete më trego se sa burrë je Matrix. Në vend të kësaj më kalon pranë dhe nuk thotë asgjë”, kujton ai.

Episodi pasoi një mori akuzash e thumbimesh mes të dyve në rrjetet sociale, ku Materazzi i kujtonte titullin si kampion europe me Interin dhe atë si kampion botë me Italinë në 2006.

“Është e thjeshtë të fshihesh pas Instagramit, të flasësh nëpër intervista, të postosh foto të Champions dhe të shkruash: Ibra, a e ke këtë? Më vjen për të qeshur. Mua nuk më hyjnë në punë këto lojëra kalamajsh. Unë bëra atë që duhej të bëja kur ishte momenti, si burrë. Nuk kam më asnjë llogari të hapur me të”, shkruan sulmuesi shtatlartë.

Suedezi thotë se me atë ndërhyrje fitoi respektin e Materazzi-t, sipas një leksioni të marrë nga Fabio Capello kur ishte te Juventusi.

“Një ditë e pyeta Capello-n: Mister, këtu te Juve ka shumë kampionë. Si ta fitoj respektin e të gjithëve? M’u përgjigj. Nuk i pyet, e merr! Unë nuk i kërkova respekt Materazzi-t, e mora sipas mënyrës time”, tregon Ibra.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore