Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Prishet marrëveshja me Tottenham, Conte i detyruar të qëndrojë 1 vit pushim

Prishet marrëveshja me Tottenham, Conte i detyruar të

Dështon transferimi i Antonio Contes te Tottenham Hotspur në Angli. Edhe pse të premten në mediat italiane u përfol për një marrëveshje të arritur mes palëve, Conte nuk ka mbetur i bindur nga projekti që i ka paraqitur pronari i gjelave të Londrës Daniel Levy dhe me shumë gjasa do të qëndrojë një vit pushim për t’u rikthyer sërish në pankinë në një tjetër klub në verën e vitit 2022, pas eksperiencës 2-vjeçare me Interin.

Dyshimet e Contes për të mos pranuar ofertën e Tottenham lidheshin me faktin se diferencat mes klubit londinez që e mbylli sezonin e fundit në vendin e 7-të dhe ekipeve të kreut janë shumë të mëdha dhe se trajneri italian do ta kishte shumë të vështirë të fitonte që në sezonin e tij të parë me Spurs.

Egoja e Contes është të fitojë kudo ku shkon në një kohë shumë të shkurtër, por te Tottenham do ta kishte shumë të vështirë për të thyer hegjemoninë e skuadrave si Manchester City, Liverpool, Chelsea apo Manchester United. Edhe vetë presidentit të Tottenham i janë dukur të ekzagjeruara disa nga kërkesat e Contes për të nisur një projekt të ri sëbashku dhe të gjitha këto aryse kanë bërë që marrëveshja të mos arrihet.

Tashmë Fabio Paratici i cili në orët e ardhshme do të emërohet drejtori i ri sportiv i Tottenham do të ketë detyrën e vështirë për të gjetur teknikun e ri që do të pasojë Ryan Mason në stolin e Spurs, një detyrë e vështirë kjo për ish drejtuesin e Juventusit pasi 2 pistat më të rëndësishme që ishin ato të Pochettinos dhe Contes janë sfumuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore