
Prish kontratën me Tiranën, Avdijaj pjesë e Vllaznisë:Kush më bindi për këtë transferim
Albion Avdijaj është lojtari më i ri Vllaznisë. Sulmuesi prishi kontratën Tiranën pas vetëm disa muajsh, duke mos lënë asnjë gjurmë me bardheblutë. Sot 26-vjeçari është prezantuar te Vllaznia dhe ka thënë fjalët e tij të para si “shkodran”.
Kalimin e tij e ka bërë publik klubi Vllaznia në një postim në rrjetet sociale, pas prezantimit që iu bë para mediave.
"ZYRTARE/ Albion Avdijaj prezantohet te Vllaznia. Paraditen e sotme është prezantuar para gazetarëve blerja e parë e Vllaznisë në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për sulmuesin Albion Avdijaj. Ai është prezantuar nga ana e drejtorit sportiv Matko Djarmati dhe trajneri Thomas Brdariç të cilët janë shprehur se ky lojtar me aftësitë e tij do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.
KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistit Albion Avdijaj dhe shpresojmë që ai të japë më të mirën e tij për fanellën kuqeblu", thuhet në njoftimin zyrtar.
Avdijaj shprehet se prej tre muajsh ishte në kontakte me trajnerin Brdariç dhe drejtorin Djarmati dhe se e di sesi punon trajneri për shkak se njihen më parë. Kroato-gjermani e ka pasur Avdijajn nën urdhra në kohën kur sulmuesi luante me ëolsfsburg U-19.
“Tirana? Nuk kam çfarë flas për çfarë ka ndodhur. E kam mbyllur këtë kapitur dhe nuk më intereson më. Të shohim përpara! E kam parë lojën e ekipit dhe duhet të tregoj veten. Me Thomas jam prej dy-tre muajsh në kontakt, e kam pasur profesor në ekipin e dytë të ëolfsburg. Kështu që kam besim dhe s’kam ç’flas më shumë thjesht e tregoj në fushë. Nuk bëj premtime për gola. Kam besim se Vllaznia mund ta fitojë titullin sepse e di sesi punon profesori dhe shoh se janë ekip, që të gjithë bashkë duan të arrijnë diçka”, u shpreh Avdija.

Inter mposht me meritë Juventus, Ronaldo në hije (video)
Historia e plotë >
Video/ Nuk ka gola në duelin Liverpool-Manchester United
Historia e plotë >

VIDEO/ Tottenham rikthehet te fitorja në transfertë
Historia e plotë >


Napoli shkatërron Fiorentinën 6-0, Hysaj titullar në skuadrën e tij
Historia e plotë >

CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vila e kunatit në Farkë/ Patozi thirrje SPAK: Ta hetojë, të dalë në shes...
Historia e plotë >
Pas shkrimit të SHQIP/ Vila, Topalli: Biznesi i kunatit të Lulit lulëzoi...
Historia e plotë >
A mund t’i identifikojë qeni të infektuarit me Covid? Çfarë thonë studimet

Shpresë për të sëmurët me kancer/ Zgjidhja do të vijë brenda pak viteve

“Pasoja të habitshme…”/ Çfarë efekti pritet të sjellë Covid-19 në të ardhmen e afërt
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
