Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Premtuan blerje marramandëse/ Zhgënjehen tifozët e Newcastle, sheikët tërhiqen nga blerja e klubit

Premtuan blerje marramandëse/ Zhgënjehen tifozët e Newcastle,

Asnjë pronë arabe për Newcastle: fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite, PCP Capital Partners dhe vëllezërit Reuben kanë vendosur të tërhiqen nga negociatat për blerjen e klubit britanik.

Vendimi u komunikua me një shënim zyrtar: “Me vlerësim të thellë për komunitetin e Neëcastle dhe për rëndësinë e ekipit të tij të futbollit, ne kemi marrë vendimin të tërheqim interesin tonë për blerjen e Klubit të Futbollit të Newcastle United”.

“E bëjmë këtë me keqardhje, pasi ishim entuziastë dhe plotësisht të përkushtuar për të investuar në qytetin e madh të Neëcastle dhe besojmë se mund të kishim sjellë klubin përsëri në pozicionin që meriton historia, tradita dhe tifozët e tij”.

“Gjatë procesit të gjatë të paparashikueshëm, marrëveshja tregtare midis Grupit të Investimeve dhe pronarëve të klubit është zbehur dhe teza jonë e investimeve nuk mund të mbështetet, veçanërisht pa qartësi për rrethanat në të cilat do të fillojë sezoni i ardhshëm dhe mbi rregullat e reja që rregullojnë ndeshjet, trajnimet dhe aktivitete të tjera”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore