Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Prek me fjalët e tij/ Pas 7 vitesh, përfundon rrugëtimi i Willian tek Chelsea, do të transferohet tek ...

Prek me fjalët e tij/ Pas 7 vitesh, përfundon rrugëtimi i Willian

Rrugëtimi i Willian te Chelsea ka mbaruar. Braziliani nuk gjeti gjuhën e përbashkët për të rinovuar me klubin londinez dhe zyrtarisht u largua sot nga ekipi i Frank Lampard. Willian shkruajti një letër të gjatë lamtumire duke i falenderuar të gjithë.

“Ishte 7 vite të mrekullueshme. Në gusht të 2013 kur mora ofertën nga Chelsea isha i bindur se duhej të luaja me këtë fanellë. Sot jam i sigurt se ishte vendimi i duhur. Ka patur shumë momente të bukura, disa jo të mira, ka patur trofe të fituar dhe gjithmonë intensitet.

“Pavarësisht trofeve, kam mësuar shumë dhe për veten. U rrita, u bëra një lojtar dhe një person më i mirë. Në çdo stërvitje, në çdo ndeshje dhe në çdo minutë të kaluar në dhomat e zhveshjes kam mësuar gjithmonë.

“Jam shumë falenderues për tifozët e Chelseas për pritjen e tyre në Stamford Bridge dhe mbështetjen e tyre. Largohem me kokë lart, sepse kam fituar trofe dhe kam bërë më të mirën për Chelsean”, – shkruan ai.

Thuhet se Arsenali do të jetë transferimi i tij i radhës. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore