Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nuk pranoi të ‘nderonte’ komunitetin LGBTQ+/ Futbollisti ‘kryqëzohet’ në Francë, në Senegal pritet si hero

Nuk pranoi të ‘nderonte’ komunitetin LGBTQ+/ Futbollisti

Kur lojtarët e Paris Saint-Germain mbajtën ngjyrat e ylberit në fanellë në mbështetje të komunitetit LGBTI, në ndeshjen e raundit të 37-të kundër Montpellier, Idrissa Gueye refuzoi të ishte prezent.

Trajneri, Mauricio Pochettino, shpjegoi se mungesa e tij ishte për “arsye personale”. Pikërisht atë fundjavë në Ligue 1 u festua Dita Botërore kundër Homofobisë (17 maj) dhe të gjitha skuadrat e kompeticionit francez, duhej të mbanin flamurin e LGTBI në veshjet e tyre, gjë që mesfushori e refuzoi.

Megjise në Francë u përball me gjykime të shumta, futbollisti është bërë hero në Senegal, vendin e tij, pas këtij vendimi. Atje homoseksualiteti dënohet deri në pesë vjet burg.

Gazetari senegalez Bacary Cisse ka deklaruar se gjesti i Gueye është pritur mirë nga bashkatdhetarët e tij.

“Ai nuk është i vetëm. Sot, Gueye ka mbështetjen e të gjithë senegalezëve, të të gjithë afrikanëve. Ai u perceptua si një hero në Senegal. Për ne, Gueye është një hero. Nëse Idrissa Gueye do të kishte bërë të kundërtën, çfarë do të kishim thënë ne? Do të ishim shumë më të befasuar,”-shpjegoi ai në After Foot deRMC Sport.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore