Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pranoi simulimin/ Gjest i madh i sulmuesit italian, arbitri i fal kartonin (VIDEO)

Pranoi simulimin/ Gjest i madh i sulmuesit italian, arbitri i fal kartonin

Lavdërim i madh për Vincenzo Grifo në Gjermani, pavarësisht humbjes së parë të sezonit nga Freiburg në shtëpi.

Anësori italian ishte protagonist i një gjesti të bukur të lojës së ndershme: në minutën e 55-të ndihmoi arbitrin të merrte një vendim të saktë duke pranuar se nuk ishte prekur nga kundërshtari.

Grifo kishte rënë në kontakt me Chandler, mbrojtësin e Eintracht: “Nuk e pata ndjenjën se më kishte goditur, kështu që menjëherë doja të shpjegoja se nuk kishte penallti. Dua të jem i sinqertë”, tha ai për DAZN, përpara se të shtonte. me një buzëqeshje “edhe pse do të na kishte ndihmuar. Por ne duam të fitojmë pastër”.

Në fund nuk mjaftoi: episodi u zhvillua në rezultatin 0-2, i cili mbeti i pandryshuar deri në fund. Arbitri Florian Badstübner, i cili duhet t’i kishte nxjerrë të verdhë, e fali!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore