Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Poshtërimi nga Spanja/ Jurgen Klopp në krye të Gjermanisë? Trajneri i Liverpool thyen heshtjen

Poshtërimi nga Spanja/ Jurgen Klopp në krye të Gjermanisë?

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka mohuar prerazi lajmet e shpërndara në media se ai është i interesuar të zëvendësojë  Joachim Low si trajner i ekipit kombëtar gjerman të futbollit.

Klopp u bashkua me Liverpoolin pesë vjet më parë dhe që atëherë ka ndërtuar një nga ekipet më të forta në Evropë, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Premier League gjatë dy sezoneve të fundit, ndërsa pozicioni i Low në krye të Gjermanisë është lëkundur fuqishëm pasi Gjermania u poshtërua me rezultatin 6-0 nga Spanja.

Klopp është një prej emrave të përfoluar për t’u ulur në pankinën gjermane pas rezultateve të dobëta të Joachim Low, por për momentin ai duket se do qëndrojë tek Liverpool.

“Në të ardhmen, mbase. Tani? Jo. Nuk kam kohë, kam një punë mjaft intensive! Nuk jam i sigurt nëse dikush më ka kërkuar apo çfarëdo tjetër, por nëse nuk e dinë, unë kam një punë në Liverpool. Dhe, edhe pse koha është përsëri e keqe, më pëlqen!”

"Unë jam përgjegjës për shumë gjëra këtu, kështu që nuk do të shkoj dhe të kërkoj për një sfidë tjetër”

Korrikun e kaluar, Klopp zbuloi se ai nuk do të nënshkruante një kontratë tjetër me Liverpool, ndërsa marrëveshja në fuqi skadon në 2024./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore