Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Portieri bën heroin, del nga porta në sekondat e fundit dhe shënon gol (VIDEO)

Portieri bën heroin, del nga porta në sekondat e fundit dhe

Një episod i rallë ka ndodhur në kampionatin belg të futbollit, aty ku Standard Liege ka marrë një barazim spektakolar ditën e sotme ndaj Eupen, me rezultatin 2-2.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por Standardi ishte i detyruar ta luante gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Shamir në minutën e 42’.Gjërat u vështirësuan për vendasit kur Eupen kaloi në avantazh në minutën e 57’ me anë të Piers.

Kur të gjithë mendonin se Eupen mori fitoren, portieri i Liegit u shndërrua në hero. Arno Bodart del nga porta në minutën e 97’ pas një aksioni të skuadrës së tij. Në fakt bëri shumë mirë që doli, pasi ishte pikërisht ai që shënoi golin e barazimit në minutën e 97’. Ky gol i portierit 22-vjeçar i çoi në festë të çmendur lojtarët vendas, që shmangën humbjen në fund.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore