Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Polonia na shuan ëndrrën e Botërorit / Dy gabime të Hysajt na ndëshkojnë në Air Albania

Polonia na shuan ëndrrën e Botërorit / Dy gabime të Hysajt

Deri në minutën e 76 të takimit, mbrojtja e Shqipërisë ja doli mbanë që të neutralizojë Lewandovskin dhe Buksan.

Por, një gabim i dyfishtë i Elseid Hysajt u kushtoi rëndë kuqezinjëve. Mbrojtësi i anësor i Lacios fillimisht e mbajti topin më shumë seç duhet në një zonë të rrezikshme, ku polakët përfituan për t’ja rrëmbyer dhe nisur aksionin.

Topi i marrë prej Hysajt u kalua në krahun e djathtë te Klich. Ky i fundit futi një kros në zonë, ku gjeti në krahun tjetër Sëiderski-n që godet menjëherë dhe topi përfundon në rrjetë.

Goli u shënua në shtyllën e parë të portës, ndërkohë që në atë pozicion, Swiderski duhej të ishte markuar pikërisht nga Hysaj.

Ndeshja rifilloi pas rreth 15 minutash ndërprerje me këshillimin e tifozerisë se me incidentin më të vogël ajo do të ndërpritet përfundimisht nga gjyqtari i takimit, francezi Turpin.

Minutat që u luajtën patën si protagonist nga Shqipëria Armando Brojan, që u përpoq të shënojë edhe njëherë tjetër, si ndaj Hungarisë. Por, sonte ishte i pafat, ndërsa polakët shtuan dozat e aktrimit dhe të provokimeve ndaj lojtarëve dhe tifozëve për të vonuar lojën.

Gjithçka u mbyll 0-1 dhe ëndrra e Botërorit u shua, por jo shpresa. Matematikisht Shqipëria është ende në lojë për të kapur Play off. Dy ndeshjet e fundit për kuqezinjtë janë ndaj Anglisë në Wembley dhe ndaj Andorrës në Tiranë.

Polonia ka dy sfida më të thjeshta, ndaj Andorrës në transfertë dhe ndeshjen e fundit brenda në shtëpi ndaj Hungarisë. Ndeshjet luhen që të gjitha më 12 dhe 15 nëntor.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore