Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Policia nuk lejoi Andi Lilën në stadium, ish-futbollisti reagon për herë të parë: Është e ulët, do ndërmarr hapa ligjor

Policia nuk lejoi Andi Lilën në stadium, ish-futbollisti reagon

Pak ditë më parë i ka ndodhur një situatë aspak e pëlqyeshme dhe që ka bërë menjëherë rrjetin, Andi Lilës. Ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare po jepte një intervistë në aneksin sportiv të Kavajës, kur e kanë larguar nga aty. Fusha e stërvitjes së ekipeve të moshave, aty ku dhe Andi ka hedhur hapat e parë si futbollist.

Intervista u ndërpre në mes, pasi zyrtarë të Bashkisë ndërprenë fjalën e ish-lojtarit të kombëtares sonë. Lila do të kandidojë me Partinë Demokratike në Kavajë, kjo është dhe arsyeja e pengimit të intervistës. 

Ditën e sotme Andi Lila ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për herë të parë në lidhje me këtë incident. Ish-futbollisti u shpreh se kjo është “shumë e ulë” dhe se “do të marrë hapa ligjor ndaj kryetarit të Bashkisë së Kavajës”.

“Është një rast i paprecedentë. Do i shkoj deri në fund kësaj çështje, të më mbyllin gojën.  Problemi ishte se ti je demokrat dhe do dalësh nga fusha. Kushdo tjetër që do ishte nuk do e nxirrnin.  Po jepja një intervistë, ku pjesa e parë ishte te shtëpia e prindërve, pjesa e dytë në qendër të qytetit, ku po tregoja se Kavaja është vend mikpritës. Pjesa e tretë ishte fusha, aty ku kisha nisur hapat e parë në futboll, aspak politike”, tha Lila

Sipas tij nuk ka asnjë ligj ku thotë se duhet të marrësh leje për të hyrë në stadium. Madje sipas tij, as nga ana morale nuk është aspak e drejtë një veprim i tillë.

“Nga ana ligjore, nuk di të ketë ligj ku thuhet se duhet të marrim leje për të hyrë në fushë. Nga morale, si mund t’i kërkojmë për shembull Igli Tarës dhe legjendave të tjera të futbollit, të marrin leje për të hyrë në stadium”, tha Lila.

Duke qenë se Lila do të kandidojë për deputet për Partinë Demokratike, ai tha se ndjen keqardhje për këtë situatë, pasi ai nuk i ndan njerëzit në të majtë dhe të djathtë, “ne jemi shqiptarë”.

“Ishte gabim i një personi pa integritet që dha urdhër që Andi Lila të dilte jashtë. Nuk dola nga stadiumi i Beogradit, por nga i imi. U tërhoqa se nuk doja që të agravohej situata. Nuk i ndaj shqiptarët në të majtë dhe të djathtë”, tha ish-futbollisti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore