Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Policia futet me armë në fushën e lojës, tmerrohen lojtarët dhe tifozët (VIDEO)

Policia futet me armë në fushën e lojës, tmerrohen

Disa pamje totalisht të pazakonta po qarkullojnë në rrjetet sociale, nga ndeshja Grin Bufalos-Nkana në kampionatin e Zambias, e cila përfundoi 5-0 për vendasit.

Një tifoz i Nkana u fut në fushë, pas rezultatit turpërues nga skuadra e tij dhe rrezikoi të mbetej i vdekur aty. Ai tentoi të sulmonte trajnerin e skuadrës së zemrës, teksa ishte tejet i irrituar për atë që po shikonte në fushë.

Megjithatë në fushë u fut menjëherë policia, që filloi të ndiqte në stadium tifozin, duke e kërcënuar se do e qëllonin, nëse nuk largohej. Në video shfaqet polici teksa e ndjek lojtarin me armë në dorë, duke tmerruar të gjithë lojtarët, por edhe tifozët e pranishëm.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore