
Polici ekzekuton me plumb në kokë kampionin botëror të arteve marciale
Një krim i rëndë ka ndodhur në Brazil në orët e para të së dielës, pasi është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike një nga legjendat e arteve marciale, Leandro Pereira, 8 herë kampion bote në disiplinën e Jiu-Jitsu.
Sportisti 33-vjeçar kishte kaluar orët e vona të natës së të shtunës në një diskotekë në Sao Paulo, ku kishte filluar një zënkë me një person të pranishëm, i cili me sa duket ishte në gjendje të dehur. Pereira kishte vendosur që ta qetësonte me një kapje sportive me të cilin ishte i famshëm, duke e shtrirë në tokë.
Por në momentin që e lëshoi, personi në fjalë nxori pistoletën dhe e qëlloi me plumb në kokë nga distancë e afërt, duke u larguar më pas nga vendngjarja. Pareira u transportua drejt spitalit me urgjencë, por u shpall i vdekur rrugës. Ndërkohë, personi që e qëlloi është shpallur në kërkim pasi policia e Sao Paulo ka bërë të ditur se e ka identifikuar dhe bëhet fjalë për një pjesëtar të policisë ushtarake në këtë vend.





ZYRTARE/ Leo Messi shuan zërat për skuadrën e re: Do luaj me...
Historia e plotë >


Lionel Messi "shtang" Barçën dhe sheikët/ Argjentinasi zgjedh Inter...
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Rekord historik për Euron/ Monedha europiane "rrëzon" edhe dollarin e paundin britanik (Shifrat)

Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?
Aktualitet




