Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Po mbledh paratë”/ Modelja e PlayBoy kërkon të blejë klubin e futbollit: Jam tifoze e zjarrtë por...

“Po mbledh paratë”/ Modelja e PlayBoy kërkon të

Klubi i elitës në Kili, O’Higgins është nxjerrë në shitje nga pronari aktual, Ricardo Abumohor.

Në mesin e shumë pretendentëve për të marrë drejtimin e klubit spikat modelja e Playboy, Daniella Chavez.

Kjo e fundit, është një fanse e madhe e skuadrës së O’Higgins dhe më në fund ka mundësinë të zotërojë klubin e zemrës, ndërsa po bën gjithçka për të mbledhur paratë e nevojshme. Por, 32-vjeçarja pretendon se është duke u diskriminuar pasi pronari aktual nuk e merr parasysh ofertën e saj.

“Klubi është në shitje, por Abumohor me një akt diskriminimi më ka mbyllur dyert sepse unë jam një femër dhe kam pozuar për PlayBoy. Ai ka pretendime mbi mënyrën se si unë kam bërë para. Pra, klubi është në shitje për të gjithë përveç meje. Megjithatë, kur të përfundoj së mbledhuri të gjitha paratë do të fals sërish me klubin”, shprehet Chavez.

Në fakt, Chavez nuk e ka për herë të parë dëshirën për të investuar në sport, pasi në të kaluarën e ka bërë diçka të tillë me një skuadër kilene të ligave inferiore, Rancagua Sur Sports Club.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore