Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Plas grushti në Gramsh/ Futbollisti godet arbitrin pas një penalltie të akorduar, shoqërohet në polici

Plas grushti në Gramsh/ Futbollisti godet arbitrin pas një penalltie

Një episod i shëmtuar ka ndodhur gjatë ndeshjes së sotme mes Gramshit dhe Adës. 

Një futbollist prej ekipit të Adës ka goditur me grusht arbitrin pas një penalltie të akorduar kundër tyre.

Ngjarja ndodhi në minutën 29 të pjesës së dytë ku siç bën me dije policia, 29-vjeçari V.P. i cili është shoqëruar në rajon, goditi gjyqtarin B.L.

"Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç,  banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç,  banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie," thuhet në njoftim.

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore