Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pjaniç prezantohet te Barcelona, trashëgon numrin e Andres Iniesta

Pjaniç prezantohet te Barcelona, trashëgon numrin e Andres Iniesta

Miralem Pjanic, 30 vjeç, u prezantua këtë pasdite si lojtar i ri i Barçës. Mesfushori boshnjak ka lidhur kontratë me katalanasit për katër sezone dhe ka klauzolë prej 400 milionë eurosh. Ish-lojtari i Juventusit, i cili është bashkuar më vonë me grupin për shkak të koronavirusit, ka pranuar lumturinë e tij për të luajtur më në fund në “Camp Nou”.

Barcelona kishte provuar nënshkrimin e tij në raste të mëparshme, por pa sukses. Operacioni me Juventusin është mbyllur për 60 milionë euro, plus 5 milionë të tjera bonuse. Ai do të mbajë fanellën me numrin 8.

Pas ceremonisë së nënshkrimit me Josep Maria Bartomeu, ai u shoqërua në prezantim nga Ramón Planes, sekretari teknik i Barcelonës. Kreu i zonës sportive e ka vlerësuar dhe justifikuar punësimin e tij kështu: “Pjanic ka shumë cilësi. Barça e ndjek atë prej një kohe të gjatë. Kemi marrë një futbollist me cilësi të mëdha fizike dhe mendore.

Është mjaft i shkathët dhe mund të kontribuojë shumë. I uroj fat të mirë. Jam i sigurt që do të na jepni shumë gëzim”. Pjanic ka falënderuar klubin dhe menaxherët e Barcelonës: “Ndihem krenar që jam këtu. Shpresoj të arrij shumë gjëra pozitive”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore