Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pirlo përjashton tre yjet e Juves pas festës private: Nuk dua të merrem më me ta

Pirlo përjashton tre yjet e Juves pas festës private: Nuk dua të

Juventusi luan sezonin në dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Torino dhe Napoli.

Një faliment do të ndërlikonte rrugën drejt Champions dhe të ardhmen e Andrea Pirlos në stolin bardhezi.

Mes Covid-18 (Bonuçi dhe Demiral jashtë) dhe festave të ndaluara (Arthur, McKenney dhe Dybala) trajneri e ka nisur konferencën për shtyp me një lajmërim:

“Flas tani për atë që ndodhi mbrëmjen e shkuar, të paktën të mendojmë pastaj për ndeshjen!

Të tre lojtarët e përfshirë nuk do të grumbullohen për ndeshjen ndaj Torinos dhe do të kthehen të stërviten me kalimin e kohës. Të shohim se kur. Nuk dua të merrem më me këtë diskutim”.

“Nuk kishte asnjë përballje, ballafaqim me futbollistët pas humbjes ndaj Beneventos. Madje, shumica mbërritën vetëm dje.

“Unë e mora vendimin, për sa i përket pjesës teknike, dhe klubi bëri pjesën tjetër duke marrë pjesën e tij të vendimeve” shpjegoi Pirlo. “Kjo nuk është koha për atë që po ndodh në botë, jo vetëm te ekipi.

Nuk ishte koha e duhur për ta bërë atë në respekt të gjithkujt që respekton rregullat.

Dhe nuk ishte koha dy ditë para ndeshjes. Doja të jepja një sinjal: ne jemi shembuj dhe është e drejtë që ne të veprojmë si shembuj ”

Biseduam me të gjithë individualisht. Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes dhe ne e dimë se çfarë ndodhi në javët e mëparshme. Ne do të flasim para ndeshjes dhe do të përballemi me Torinon sa më mirë”

Shikoni më shumë kush është para jush apo kush është prapa në renditje?

“Përqasja është të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe pastaj të shikojmë se çfarë ndodh si përpara ashtu edhe prapa. Qëllimi është të fitojmë një nesër dhe pastaj të mendojmë për një tjetër ndeshje, qëllimi ynë është të fitojmë të gjitha ndeshjet”…

A jeni penduar që nuk e keni ngritur zërin sa duhet këtë sezon?

“Ngritja e zërit jashtë fushës nuk është i drejtë, brenda kufijve dhe brenda rregullave ata mund të bëjnë atë që duan…

Duhet ngritur zëri në fushë, jashtë ata janë të mëdhenj dhe të vaksinuar dhe është e drejtë që ata të bëjnë atë që duan duke respektuar rregullat”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore